Hajdutllëkun po e bëre njëherë, ke qejf ta bësh gjithë jetën
Sot paradite në seancë parlamentare Ministri i Parë bën bllofin e radhës. I turret opozitës, duke i thënë se, hartoni një projektligj për shtetëzimin e tokave në Porto Romano (ku ndodhen dhe tokat e blera nga miku i tij Fazliçi) dhe ai do ta firmoste.
Ah moj dhelpër, moj dhelpër, që nuk qenke dinake, tani që e kuptove se nuk e kap dot rrushin, thua se nuk të pëlqen? Po kush t’i ha ty këto bllofe o zoti Ministër i Parë?
Sigurisht që ajo tokë do të shtetëzohet dhe, pastaj, do t’u shitet investitorëve të interesuar për TEC-in, por kjo do të bëhet pasi prokuroria të faktojë aferat e pista, për të cilat ti, sigurisht nuk di gjë. Prandaj ki durim dhe prit sa të mbarojë punë drejtësia, e pastaj zgjidhjet bëhen më të lehta e larg presioneve politike.
Hajdutllëku nuk është as i majtë e as i djathë, ai është një zanat i hershëm, po aq sa kurvëria. E, po e bëre njëherë, ke qejf ta bësh gjithë jetën.