E Diel, 1 Nëntor 2026

Nuk duhet ti futin hundët kaq thellë në politikën tonë të brendshme

Ambasadorët nuk duhet t’i futin hundët kaq thellë në politikën tonë të brendshme! Ky problem është komplet i brendshëm: përplasje institucionesh midis prokurorisë dhe ekzekutivit.

Është shumë-shumë e rëndësishme që, vetë shqiptarët, politikanët, funksionarët shqiptarë, t’i zgjidhin këto beteja. Jo sa herë bien ngushtë, të kthejmë sytë tek të huajt. Na mungon vetëbesimi në politikë dhe gjithçka. Edhe në rrugë e shikon këtë inferioritet: flet me theks apo anglish, shërbimi të bëhet 100 herë më i mirë se sa të jesh shqiptar. Për të të ardhur keq.

Në kontekst të këtij debati, nuk ka shumë rëndësi kush ka faj: Berisha apo Ina Rama. E rëndësishme është që shqiptarët vetë, vetë ata t’i japin dum kësaj krize institucionale.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›