E Shtunë, 31 Tetor 2026

Regjisori Oliver Stone akuzohet për antisemitizëm

Regjisori Oliver Stone është akuzuar nga një organizatë hebreje se ka qëndrime antisemite.

Akuzat erdhën pas deklaratës së regjisorit se “dominimi hebrej në media” ka shkaktuar masakrimin e Hitlerit. Stone i bëri komentet gjatë një interviste për “Sunday Times” të Londrës.

Abraham Foksman nga “Anti-Defamation Ligue” tha se komentet e Stone përmbanin disa nga stereotipet dhe konceptet konspirative për të zhbërë fuqinë dhe ndikimin e hebrejeve.

Stone, pas reagimeve ka kërkuar ndjesë duke theksuar se “padyshim që hebrenjtë nuk kontrollojnë mediat apo ndonjë industri tjetër”.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›