E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hajmalitë e kohës së gurit

Arkeologët izraelitë kanë zhgroposur dy figura të kafshëve, të cilat janë të vjetra afro 9,000 vite.

Sipas agjencisë AP, statujat e vogla janë zbuluar në veri të Jerusalemit, dhe janë punuar nga guri gëlqeror dhe dolomiti. Shkencëtarët izraelitë mendojnë se gjuetarët antikë i përdornin ato si hajmali.

Një nga figurat e zbuluara, e bërë nga guri gëlqeror, paraqet dashin, përderisa figura tjetër, e bërë nga dolomiti, parqet demin. Të dy figurat janë të gjata afro 15 centimetra.

“Dihet se në atë periudhë aktiviteti kryesor njerëzor ishte gjuetia. Supozohet se këto figura shprehnin si hajmali, për të sjellë fat gjatë gjuetisë. Është e mundur që ato ishin në fokus të ritualeve që i bënin gjuetarët para se të niseshin që të kërkonin gjahun”, deklaroi drejtuesi i gërmimeve, Hamoud Khalaily.

“Ajo periudhë është ndër kapitujt më fascinant të njerëzimit. Shumë ndryshime që ndodhën atëherë ndikuan në formësimin e shoqërisë njerëzore disa mijëra vjet më vonë. Gjatë asaj periudhe ndodhi kalimi nga jeta nomade, që bazohej në gjueti dhe mbledhje kafshësh, në jetën ‘statike’, që bazohej në punimin e tokës dhe në kultivimin e kafshëve”, sqaroi tutje Khalaily.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›