E Shtunë, 31 Tetor 2026

S’ka bisedime për kontratën e re

Andoni Zubizarreta i ka hedhur poshtë spekulimet që kanë të bëjnë me vazhdimin eventual të kontratës së Lionel Messit. Drejtori sportiv i katalunasve ka siguruar se nuk ka pasur negociata rreth kësaj çështjeje.

“Ne nuk kemi biseduar për çështje kontraktuale me Messin. Kur të vijë koha, ne do të bisedojmë, por jo në publik”, ka thënë Zubizaretta në konferencë për shtyp.

Ndërkohë, zëvendës presidenti Josep Maria Bartomeu i la dyert e hapura për negociata në të ardhmen. Kontrata aktuale e Messit përfundon në vitin 2016. “Nuk njoh person të vetëm në Barcelonë, që nuk do të dëshironte që Messi ta përfundojë karrierën me ne”, tha ai.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›