E Diel, 1 Nëntor 2026

Hajrie Mustafaj: "Njolla" ne biografi me la pa martuar"

Hajria ka shume pengje ne jete, por me i madhi dhe qe e mundon ne cdo moment te jetes se saj, eshte fakti qe nuk pati nje femije. Ajo tregon se eshte e zhuritur per nje femije, por kur ishte e re, nuk arriti dot te martohej. "Nuk me merrte njeri se kishim "njolle" ne biografi. Me vone, arrita te martohesha ne moshen 67-vjecare me shokun tim te femijerise",- rrefen ajo

Luljeta Ndoka

Ishte aq e vogel kur e sikterisen, saqe nuk e dinte ende fjalen "internim". Ajo zonjushe bukuroshe, sot eshte shnderruar ne nje grua te thinjur e te rrudhur, deshmi e qarte e nje jete plot vuajtje e mundime. Hajrie Mustafaj, tashme 78 vjece, kujton mes lotesh perpjekjet per mbijetese, ne nje kohe kur familja e saj u internua, se xhaxhane e kishte demokrat. "Xhaxhai im qe atehere e kuptoi se komunizmi do te ishte shkaterrues per te gjithe. Per kete shkak, u bashku me ballistet. Mjaftoi kjo, qe ne te gjithe te dergoheshim per te punuar ne Karavasta",- thote Hajria. Ne kohen kur babane e saj e denuar me 30 vjet burg ne Gjirokaster, Hajria tregon se erdhi ne Tirane, per te punuar ne Kombinatin Tekstil per 40 vjet rresht. "Kam punuar si kale. Nuk lodhesha kurre, edhe pse punoja me turne",- thote 78-vjecarja. Ndersa rrefen historine e saj, gruaja nuk arrin t'i mbaje dot lotet dhe vazhdon te tymose cigaren, qe e quan shokun e saj me te mire, por edhe "pronarin" e saj. "Thone se ne fillim te behet shok, pastaj padron",- thote Hajria, si per te justifikuar faktin se e pi prej 30 vjetesh. 78-vjecarja, me origjine nga Permeti, ka shume pengje ne jete, por me i madhi dhe qe e mundon ne cdo moment te jetes se saj, eshte fakti qe nuk pati nje femije. "Jam e zhuritur per nje femije, por nuk arrita dot te martohesha. Nuk me merrte njeri se kishim 'njolle" ne biografi",- rrefen Hajrie Mustafaj. Edhe ajo, si cdo e re, e ka dashur nje djale, por e kuptonte fare mire qe ai s'mund te martohej me te, pasi familja e Hajries ishte e internuar dhe me probleme me regjimin e asaj kohe. Perpos faktit qe nuk mundi te martohej sa ishte e re, 78-vjecarja shprehet se e ka menduar edhe biresimin. "Ne fakt, biresova vajzen e vellait, por me pas ajo u martua dhe tani jeton ne Kanada",- thote e moshuara. Jeta i ka ecur si mos me keq dhe pikerisht atehere kur i ishte humbur te gjitha shpresat per pakez lumturi, ne jeten e saj rishfaqet shoku i saj i ngushte i femijerise. "Erdhi dhe me kerkoi, me te pyetur. Ai ishte martuar, por gruaja i kishte vdekur para shume vitesh. Erdhi e me tha: Hajrie, me gjej nje nuse. Une u perpoqa, por ai nuk pelqeu asnje. Me vone, m'u kthye: Akoma nuk e kupton qe une te dua ty?",- tregon Hajria. Ajo rrefen se qe prej asaj kohe, jeton me shokun e saj te femijerise, me te cilin edhe eshte martuar. "E kam shok jete. Me ndihmon dhe me heq vetmine",- shprehet 78-vjecarja nga Permeti. "A ka dashuri ne kete moshe? Patjeter qe ka, madje eshte shume me e pjekur",- pyet-pergjigjet Hajrie Mustafaj. Megjithate, ajo tregon se se bashku me dashurine, bashkejetojne edhe debatet. "Zihemi kryesisht per ceshtje politike, por pajtohemi shpejt",- buzeqesh gruaja fatkeqe. Ajo ka 13 vjet qe eshte martuar dhe burrin e ka mbeshtetje te madhe. Per me teper, ajo nuk eshte vetem po t'i ndodhe ndonje gje.

"Me merr malli edhe per guret fshatit"

E ka brejtur malli per vite me radhe. Jo vetem per femijerine apo te afermit, por edhe per fshatin. Madje edhe per guret e tij. "Kur nuk e provon, nuk arrin ta kuptosh kete nostalgji. Ne na perzune, na burgosen e internuan. Mua me pas me sollen ne Tirane. Pasi u martova me tim shoq ne pleqeri, kam mundur te shkoj ne fshatin tim ne Permet dhe jam cmallur. Aty kam kaluar femijerine, vitet me te bukura e te pafajshme. Mbaj mend qe te gjithe vinin te shtepia jone, dera e se ciles ka qene hapur per te gjithe miqte",- thote Hajria. Ajo rrefen se familja e saj ka qene shume e lidhur. Te afermit beheshin shume me njeri-tjetrin, por gjithcka u shkaterrua kur filloi burgosja dhe internimi. Hajria shprehet se e ka marre malli shume per te atin, qe ishte burre mjaft fisnik.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›