Pronat, "lume" ankesash ne Strasburg
Kohet e fundit Gjykata Kushtetuese shpalli si antikushtetues tre nene ne ligjin shqiptar per kthimin e pronave. Shfuqizimi i tre neneve i heq te drejten Agjencise se Kthimit dhe Kompensimit te Pronave, nje strukture kjo e administrates shteterore, te shpalle te pavlefshme vendimet nder vite te Komisioneve te Kthimit dhe Kompensimit te Pronave. Agim Toro, kryetar i Shoqates "Pronesi me drejtesi", shoqate qe paditi ligjin ne Gjykaten Kushtetuese e konsideron nje zhvillim shume pozitiv vendimin e sapomarre te kesaj Gjykate.
"Me shpalljen antikushtetuese te tre neneve Gjykata Kushtetuese i mbyll administrates shteterore te gjitha hapesirat per nderhyre ne te drejtat civile te qytetareve, te cilat tanime jane fituar dhe konsoliduar me vendimet e Komisioneve te Kthimit dhe Kompensimit te Pronave, duke filluar qe nga viti 1992 dhe ne vazhdim." Sipas ekspertit Toro, vendimet e ketyre komisioneve Gjykata Nderkombetare e Strasburgut i njeh tashme si vendime gjyqesore. Nenet e saposhpallura antikushtetuese kishin per qellim t'u hiqnin mundesine qytetareve per t' iu drejtuar Strasburgut, thote ai.
"Nese nje qytetar ankohej ne Gjykaten e Strasburgut atehere administrata shteterore, pra Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit te Pronave, kishte te drejte te anullonte vendimin e Komisionit te Kthimit dhe Kompensimit te pronave dhe ne kete rast Gjykata e Strasburgut nuk kishte me se cfare te gjykonte pasi nuk ekzistonte vendimi" shpjegon Z. Toro.
Nuk jane te pakta rastet, kur Gjykata Nderkombetare per te Drejtat e Njeriut ne Strasburg u ka dhene te drejte pronareve qe kane trokitur ne dyert e saj. Kjo gjykate mbetet shansi i fundit per pronaret kur strukturat vendase deshtojne njera pas tjetres per t'u kthyer atyre pronen legjitime. Agim Toro konfirmon se ne Gjykaten e Strasburgut ka sot 530 ankimime te pranuara per te hapur procese gjyqesore. "Vetem gjate vitit 2010 jane dhene 26 vendime ne favor te pronareve, qe per fat te keq nuk shihen, si nje uragan do te thoja, per qeverine shqiptare. Nderkohe qe Strasburgu ka orientuar qe ceshtja e pronave duhet te zgjidhet ne Shqiperi dhe qeverite e Tiranes duhet te respektojne Konventen Europiane te Lirive dhe te Drejtave themelore te njeriut. Ne rast te kundert, ka paralajmeruar Strasburgu, qeveria e Tiranes do te ndeshkohet." thote Toro.
Nga paralajmerimet ne veprime konkrete
Gjykata e Strasburgut ka kaluar nga paralajmerimet ne veprime konkrete. Ndeshkimi me i fresket i Strasburgut eshte ai prej 3, 2 milion eurosh, qe kjo Gjykate i ka vene qeverise aktuale te Tiranes per moszbatimin e vendimit qe ajo mori per kompensimin e pronareve legjitime, te nje familjeje, te quajtur Delvina. Ky ndeshkim vjen si nje sinjal i forte per qeverine e Tiranes, qe ajo te mos e zvarrise pa fund gjetjen e nje formule per te zgjidhur drejt ceshtjen e kthimit te prones tek pronari i ligjshem dhe kompensimin e tij, kur kjo nuk eshte e mundur. Kjo jo vetem per te zbatuar ne praktike Konventen e Keshillit te Europes per te Drejtat e Njeriut, ku Shqiperia eshte pale, por edhe per te hequr pronen si shkak per vrasjet e shumta qe po ndodhin ne Shqiperi.
Prona, shkak per 8 mije vrasje ne 20 vjet
"Shifrat zyrtare per konfliktet ne Shqiperi per pronen dhe token jane 4 979 raste ne fshatra dhe 3 163 raste ne qytete, pra e kalojne numrin 8 mije te vrare. Ky eshte nje bilanc lufte, me shume se nje i vrare ne dite ne 20 vitet e fundit. Nese nuk zgjidhet problemi i prones, konfliktet dhe vrasjet do te vazhdojne, pa zgjidhur problemin e prones nuk mund te themi qe Shqiperia eshte nje vend demokratik" thote Agim Toro.
Shkakun per konfliktet sociale dhe te vraret, Toro e gjen tek korrupsioni, tek dhenia e tokes se pronareve te ligjshem personave te tjere ne baze dokumentesh te falsifikuara. Por ai ka besim se ka trokitur fillimi i fundit te moszgjidhjes se ceshtjes se pronareve te ligjshem. "Ceshtja e prones do te zgjidhet se s'ben. Shqiperia nuk mund te vazhdoje te mbetet vendi ku ligjin nuk e ben shteti por arma."thote z. Toro.
Gjykata e Strasburgut "zhytet" ne 530 ankimime
Nuk jane te pakta rastet, kur Gjykata Nderkombetare per te Drejtat e Njeriut ne Strasburg u ka dhene te drejte pronareve qe kane trokitur ne dyert e saj. Kjo gjykate mbetet shansi i fundit per pronaret kur strukturat vendase deshtojne njera pas tjetres per t'u kthyer atyre pronen legjitime. Ne Gjykaten e Strasburgut ka sot 530 ankimime te pranuara per te hapur procese gjyqesore. Vetem gjate vitit 2010 jane dhene 26 vendime ne favor te pronareve. Strasburgu ka orientuar qe ceshtja e pronave te zgjidhet ne Shqiperi dhe qeverite e Tiranes te respektojne Konventen Europiane te Lirive dhe te Drejtave themelore te njeriut.