E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hakerat kosovarë sulmojnë faqet serbe,urojnë Pavarësinë

Grupi i njohur i hakerëve të Kosovës, Kosova Hackers Security, është përkujdesur që urimin për festën e 28 Nëntorit, ta çojë edhe në Serbi.

Ky grup, gjatë ditës së hënë, ka sulmuar dy faqe interneti të Serbisë, një agjenci lajmesh, dhe një portal të njohur të lajmeve, duke i uruar ata për festën e Flamurit dhe pavarësisë së Shqipërisë, 28 Nëntorin.

Sipas një njoftimi dërguar medieve, ky grup, Kosova Hacker’s Security, gjatë këtij sulmi, ka arritur të sigurojë 2800 email adresa, usera e fjalëkalime nga portali i njohur www.balkanium.org.

Kosova Hackers Security ne sfond te logos se tyre ne faqet e sulmuara, kane vendosur kenge patriotike shqiptare.

Webfaqet e sulmuara nga ky grup, gjatë ditës së sotme, janë:

www.balkanium.org > Portal Informativ

www.duga.tv > Televizion Serb

www.istmedia.rs > Agjenci e lajmeve në Serbi ( Zëri)

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›