E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mima: Rama u bën presion bizneseve të vogla

03/05/2011  Deklarata e Partisë Demokratike

Me anë të një deklarate për shtyp, deputeti demokrat Florion Mima deklaroi dje se bizneseve të vogla po u bëhet presion deri edhe me bukën e gojës për të paguar deri në fund detyrimet tatimore. Sipas tij, këtyre bizneseve u bëhet presion, ndërsa bizneseve super të mëdha të magnatit të mediave, reklamave e ndërtimit Koço Kokëdhima, i lejohet të mos paguajë për mbi 5 vjet taksat e detyrimet e tjera bashkiake në një shumë deri në 2 milionë dollarë. “Kaq para janë afërsisht të barabarta me detyrimet e paguara nga rreth 2 mijë biznese të vogla e shumë të vogla. Me kaq para do të mund të mirëmbaheshin e rikonstruktoheshin rreth 30 km rrugë qytetase, të ndërtoheshin rreth 10 shkolla e po kaq qendra shëndetësore”, - theksoi Mima. Më tej ai tha se nën këto fakte tashmë më shumë se kurrë qytetarët e kuptojnë se Tirana ka nevojë për një kryebashkiak që e ka mendjen te problemet e komunitetit dhe jo te kolltuku i kryetarit të Partisë Socialiste dhe te karrigia e kryeministrit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›