Uragani i fitores blu do të përhapet fuqishëm në të gjithë vendin
03/05/2011 Berisha prezanton kandidatin për Kavajën
Kryeministri Berisha prezantoi dje në Kavajë kandidatin e “Aleancës për Qytetarin” Refik Rugija. Qytetarëve të Kavajës kryeministri Berisha iu drejtua me fjalët: “Morali juaj, mbështetja juaj, energjia juaj janë në vetvete burim i pashtershëm frymëzimi për mua.” Më tej ai u premtoi kavajasve: “Në 4 vjetët që do të vijnë do të ndërtojmë Kavajën moderne, Kavajën evropiane. Ajo do të shndërrohet në një nga qendrat më të fuqishme ekonomike të vendit dhe ju do ta ngrini këtë qytet në lartësitë më të mëdha të zhvillimit në këtë vend”, - tha ai. Duke shtuar se në 4 vjetët që vijnë Kavaja do të jetë një nga prodhuesit kryesorë bujqësorë dhe blegtoralë të Shqipërisë. “Brigjet e Kavajës do të jenë pol kryesor turistik në rajon. Ju jap fjalën se nuk do të ketë as edhe një kilometër rrugë të paasfaltuar në Kavajë. Kavaja me 24 orë ujë, të lidhim kontratën e fitores”, - shtoi ai. Sipas Berishës, hovi i lirisë nuk mund të ndalet dhe ka qenë pikërisht Kavaja qendër e zhvillimeve demokratike në Shqipëri, duke premtuar ecje më të shpejtë drejt Evropës.