Gjirokastër, tenton të vetëmbytet por shpëtohet nga policia

Një grua rreth 40 vjeçe ka tentuar të vetmbytet sot në Gjirokastër por fatmirësisht është parandaluar nga policia. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orën 11.30 ku 40-vjeçarja me inicalet H.K ka tentuar të vetëmbytet tek liqeni i Viroit.
Policia e Gjirokastrës me të marrë informacionin se 40-vjeçarja ishte nisur në drejtim të liqenit dhe dukej shumë e shqetësuar është nisur menjëherë në vendngjarje dhe në momentin kur ajo donte të hidhej në ujë, efektivët kanë ndërhyrë duke mos lejuar që ajo të hidhej në liqen.
Sipas policisë 40-vjeçarja është shoqëruar në ambjentet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër ku ka shpjeguar se ishte në gjendje të rëndë shpirtërore dhe kishte vendosur t1i jepte fund jetës, për shkak të mosfunksionimit të marrëdhënies dashurore që ajo kishte me një shtetas.
Mësohet se 40-vjeçarja H.K, ka disa vite e divorcuar dhe shkaku i depresionit ishte mos funksionimi i marrëdhënies në çift, pasi kishte një lidhje dashurie.