Asgjesimi i mallrave te falsifikuara nga Drejtoria e Mbrojtjes se Pronesise Intelektuale
Mallrat e falsifikuara që tentojnë të hyjnë në tregjet shqiptare asgjësohen nga Administratës Doganore, sapo konstatohen se janë të tilla. Bëhet fjalë për mbrojtjen e pronësisë intelektuale, për markat dhe patentat, në rastet kur vetë bizneset kanë bërë kërkesë që të mbrohem mallrat origjinale që tregtojnë. Nëndrejtori i Përgjithshëm i Doganave, Qazim Merlika bën të ditur për “ABC News” se numri I subjekteve që kërkojnë të mbrojnë mallrat e tyre origjinal, është shtuar gjatë vitit 2012. Kjo lidhet me rritjen e tendencës për të falsifikuara mallrat, si një mënyrë e lehtë për të shtuar të ardhurat.
Zoti Merlika bën me dije se për vitin 2012 janë asgjësuar një sasi e kosndierueshme mallrash, të konstatuar në 4 raste. Sipas tij, bëhet fjalë kryesisht për mallrat ë ndryshme si : veshje sportive apo edhe aksesorë, të cilat vijnë kryesisht nga India dhe Kina.
Administrata Doganore bllokon dhe asgjëson mallrat e falsifikuara vetëm pas kërkesës së bërë nga një subjekt që e kanë të drejtën e pronësisë mbi një mall.
Ligji për mbrojtjen e pronësisë intelektuale është i njëjtë me ligjet që aplikohet në vendet e Bashkimit Europian. Administrata Doganore i bën thirrje bizneseve të aplikojnë për të drejtën e pronësisë intelektuale, me qëllim që të mbrojnë produktet e tyre origjinale.