Arrestohet Shkelzen Sylaj, përkrahu Edmir Kolecin, vrasësin e policit Lena
TIRANE- Policia e Tiranës arrestoi sot shtetasin Shkëlzen Sylaj, i cili mësohet se ka përkrahur Edmir Kolecin, autorin e përplasjes së dy efektivëve të policisë rrugore në Kamëz. Nga përplasja, njëri prej policiëve humbi jetën, ndërsa tjetri u plagos rëndë.
Siç bënë të ditur sot burime zyrtare të Policisë së Tiranes, 41 vjeçari Sylaj dyshohet se, ka ndihmuar shtetasin Edmir Koleci, 37 vjeç që akuzohet se është përgjegjës për goditjen me makine mbremjen e së shtunes të postobllokut të policise në Kamëz, me pasoje vdekjen e një punonjësi policie dhe plagosjen e një tjetri.
Sipas policise, Edmir Koleci, i arrestuar tashmë, rreth orës 22.15 te se shtunës, në aksin rrugorë Tiranë – Kamëz, në Bulevardin Blu, ka vrarë, duke e aksidentuar me mjetin e tij tip “B.M.V x 6”, me targa EU 097 WL punonjësin e policisë Selman Lena dhe ka tentuar të vrasë punonjësin e policisë Preng Lleshi, të cilët kanë qënë me shërbim në zbatim të detyrave funksionale për ruajtjen e rendit dhe qetësise publike, si dhe parandalimit të ngjarjeve të ndryshme kriminale në një postobllok të ngritur për këtë qëllim.
Koleci pas krimit është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes. Por, është kapur me pas nga forcat e policisë së Kryeqytetit, i ndodhur në shoqërinë e shtetasit Shkelzen Sylaj. Ky i fundit e ka përkrahur 37 vjecarin gjatë largimit dhe fshehjes nga organet e drejtësise, duke përdorur mjetin e tij tip “Benz” me targa TR 5402 N, sipas Policisë së Tiranës.
(m.a/BalkanWeb) Lidhje te tjera Efektivi i plagosur në krye të detyrës, familjarët: I lutemi Zotit që ta shpëtojë Vritet pranë zyrave ndërtuesi Ikmet Kotorri, babai i 3 fëmijëve