KQZ regjistron Dritan Priftit si kandidat i pavarur në Qarkun e Fierit: I plotëson kriteret
TIRANE- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pranoi sot kërkesën e Dritan Priftit për t’u regjistruar si kandidat i pavarur në Qarkun e Fierit. 4 anëtarët e KQZ votuan pro kërkesës, pasi vlerësuan se Dritan Prifti i plotëson kriteret e Kodit Zgjedhur për të qenë kandidat për deputet.
Dritan Prifti pak ditë më parë paralajmëroi se do të kandidojë për një mandat si deputet i pavarur në zgjedhjet e 23 qershorit, duke mos u bërë pjesë e asnjë koalicioni. Sipas tij vendimi për të kandiduar si i pavarur u mor me zgjedhësit e tij.
Zgjedhjet, sot afati i fundit për dorëzimin e listave në KQZ
6 maji është afati i fundit për dorëzimin e listave të kandidatëve të subjekteve zgjedhore që do të marrin pjesë në votimet e 23 qershorit. Kodi Zgjedhor (neni 67, pika 2), përcakton se "partia politike, që është pjesëtare e një koalicioni, depoziton në KQZ listën shumemërore të kandidatëve të saj për çdo zonë zgjedhore jo më vonë se 40 ditë para datës së zgjedhjeve".
Dje KQZ regjistroi dy koalicionet parazgjedhore që do të konkurojnë më 23 qershor, një i spektrit të djathtë dhe një i spektrit të majtë. "Aleanca për Punësim, Mirëqënie dhe Integrim", që grupon 25 forca të djathta dhe të qendrës, drejtohet nga Partia Demokratike.
Ndërsa e majta përfaqësohet në zgjedhje me koalicionin "Aleanca për Shqipërinë Europiane", një formacion prej 37 partish, i drejtuar nga Partia Socialiste.
(e.m/BalkanWeb)