E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hakerët serbë sulmojnë portalin Indeksonline

Një grup i hakerëve nga Serbia dhe nga Kosova, kanë sulmuar portalin Indeksonline, duke postuar kështu një lajm të rrejshëm për presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga.

Redaksia dëshiron të informoi lexuesit se ky lajm nuk është i Indeksonline, por dikush po ndërhynë në userin e redaksisë dhe po e poston këtë lajm.

Organet e rendit kanë arritur të sigurojnë se prej nga ka ndodhur ky sulm dhe pritet të ketë arrestime.

Stafi teknik i Indeksonline së shpejti do ta rregulloi këtë problem. Kërkojmë mirëkuptim tuaj./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›