Bllaca: “Vrasësit” e veprimtarëve të LDK-së, janë në parlament

I vetëshpalluri agjent i SHIK-ut, Nazim Bllaca, ka akuzuar përsëri. E akuzat e tij, i adresohen deputetëve të Kuvendit të Kosovës.
Ai për gazetën “Bota Sot” ka thënë se në parlament janë ata që dhanë urdhra për vrasjen e veprimtarëve të LDK-së.
Bllaca ka thënë se nuk është mashtrues dhe se posedon fakte për këto akuza.
“Unë kam fakte, nuk jam mashtrues” ka thënë Nazim Bllaca./Indeksonline/