E Diel, 1 Nëntor 2026

PE: Ballkanit Perëndimor s’do t’i hiqen vizat në fillim të vitit

Mekanizmi për pezullim të liberalizimit të vizave për Ballkani Perëndimor, që paraprakisht u paralajmërua se mund të pranohet nga PE-ja në fillim të vitit të ardhshëm, me siguri nuk do të hyjë në fuqi në një kohë të afërt. Këtë fakt e ka bërë të ditur eurokomisonerja për punë të brendshme, Sesilia Malmstrom.

“Përfaqësuesit e Këshillit, Komisionit dhe Parlamentit Evropian sot nuk arritën të dakordësohen rreth mekanizmit për pezullim të regjimit pa viza për vendet e Ballkanit Perëndimor. Negociata tri-palëshe për zonën e Shengenit dhe azilantët i përafruam qëndrimet, por do të ishte më mirë nëse Këshilli ishte pak më fleksibil”, kështu shkruan në “Twitter” eurokomisonerja për punë të brendshme, Sesilia Malmstrom, pa dhënë më shumë hollësi.

Mekanizmi, zyrtarisht i quajtur “klauzolë mbrojtëse” është përgjigje e valës së azilantëve të rremë në disa vende evropiane, ndërsa si burim i problemeve më së shpejti theksohen Serbia dhe Maqedonia.

Miratimi i klauzolës mbrojtëse në PE do të thotë se për qytetarët në të cilat është regjistruar keqpërdorim masiv të regjimit të vizave me procedurë të shkurtuar përkohësisht do të mund të vendosen viza.

Megjithatë, Këshilli tashmë 18 muaj nuk mund të arrijë marrëveshje për disa hollësi nga marrëveshja. Për këtë arsye sot pas dyerve të mbyllura është mbajtur takim i përfaqësuesve të gjithë tre institucioneve të BE-së, por me siguri nuk është arritur pajtueshmëri e plotë për këtë çështje./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›