E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hakerët sulmojnë serverët palestinezë

Ministri palestinez i komunikimit, tha se hakerët përreth botës kanë sulmuar serverët palestinezë, duke ndërprerë shërbimin e internetit në Uest Bank dhe në Gaza.

Ministri, Mashur Abu Daka, tha “nga mënyra e sulmit dhe intensiteti i tij mendoj se qëndron një shtet prapa tij, dhe se nuk është një sulm spontan.”Ky sulm përmes internetit vjen një ditë pasi palestinezët fituan antarësimin e plotë në UNESCO, pavarësisht kundërshtimeve nga Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli.
Më herët Shtetet e Bashkuara, kontribuesi kryesor në buxhetin e UNESKO-s, ka ndalur pagesat për këtë organizatë, pasi Agjencia e Kombeve të Bashkuara për kulturë, UNESKO,i siguroi anëtarësi të plotë, Autoritetit Palestinez. Zëdhënësja e Departamentit amerikan të shtetit, Viktoria Nuland, shpalli se Uashingtoni e ka ndalur financimin. “ Ne ishim në proces të pagesës prej 60 milionë dollarësh për UNESKO-n në nëntor, dhe ne nuk do ta bëjmë këtë pagesë”, tha Nuland. Legjislacioni i Shteteve të Bashkuara nuk i lejon qeverisë amerikane, që ta financojë çfarëdo lloj organizate të Kombeve të Bashkuara, që e pranon Autoritetin Palestinez si anëtar me të drejta të plota.
UNESCO-ja votoi të hënën pro anëtarësimit të autoritetit palestinez si anëtar me të drejta të plota në këtë mekanizëm. Dhe ashtu sic parashikohej, një veprim i tillë do t`i shkaktojë agjencisë kulturore të këtij mekanizmi humbjen e miliona dollarëve të ndihmës nga Shtetet e Bashkuara.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›