Referendumi në Greqi ul bursat europiane

Tregjet europiane u celën me ulje mëngjesin e të martës pas njoftimit se në Greqi do të mbahet një referendum mbi paketën e fundit të ndihmës që duhet ta ndihmojë shtetin helen të zgjidhë krizën e tij të borxhit.
Lideret e Eurozonës pranuan t`i jepet Athinës një hua 100 miliarde euroshe dhe t`i fshihet 50% e borxhit. Por mbajtja e këtij referendumi do të hidhte hije dyshimi mbi zbatimin e marrëveshjes.
Bursa në Londër u hap ne rënie me 2,2%, indeksi Dax ne Frankfurt ra 3.5% e pothuajse po kaq humbje pati edhe bursa në Paris.
Përse një reagim kaq i fortë? Mbajtja e një referendumi mbi planin e ndihmave mund të çojëe drejt zgjedhjeve te parakohshme nëse grekët vendosin ta refuzojne paketën. Frika e investitorëve është se një lëvizje e tillë mund ta cojë Greqinë drejt mosaftësimit për të paguar, më i dëmshem për sistemin e euros sesa fshirja e vullnetshme e gjysmës së borxhit grek.
Tregjet druhen se vendimi mund te minojë përpjekjet europiane për të ndaluar kontaminimin, përshirë këtu planin e rikapitalizimit të bankave dhe atë të rritjes së fondit të garancive. Nga ana tjetër po shtohen gjithmonë e me shumë spekulimet se një rezultat negativ i referendumit mund të sinjalizojë hapat e parë të daljes së Greqisë nga unioni ekonomik dhe monetar.
Ai për më tepër ka gjasa të mos mbahet para janarit, cka nënkupton javë të tëra pasigurie në tregje. Vetë euro pësoi rënie sot, duke u shkëmbyer nën kuotën e 1,38 dollarëve, pasojë e frikës së një rikthimi akut te krizës së borxhit në Europë.