E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hakërohen 55 mijë adresa dhe pasworde të Twitter

SHBA- Alarm për përdorusit e Twitter. 55 mijë adresa janë shfaqur me password-in e tyre në një faqe të specializuar për përhapjen  e shpejtë  të file-ve të quajtur PasteBin.

Twitter pasi ka vënë re vjedhjen i ka dërguar një mesazh përdoruesve real për të ndryshuar adresat dhe paswordet, por me kalimin e kohës janë shfaqur në PasteBin detaje të shumta nga adresat e vjedhura. Hackërimi u mor përsipër nga organizata Anonymous, e cila operon në internet.

Ndërkohë Twitter ka nisur hetimet dhe filluar të mendojë për një mbrojtje më të mirë.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›