Romët në Sharrë: Reparti pa ujë e drita. Kemi frikë se do na djegin protestuesit
TIRANË-52 romët e strehuar në ish-repartin ushtarak në fshatin Sharrë të Tiranës e kanë kaluar natën jashtë në të ftohtë nga frika e nodnjë sulmi të papritur nga banorët e fshatit Sharrë.
Për TvNews24 romët tregojnë për kërcënimet që kanë marrë nga banorët e fshatit.
“Gjithë natën pa gjumë vetëm fëmijët fjetën. Ata kalojnë këtu na thonë do t’ju vrasim, do t’ju djegim. Me frikë jemi themi të ikim sepse ja na erdhën na vranë. Policia nuk do na mbrojë gjithë kohën”.
8 familjet rome të dëbuara 1 vit më parë nga ish-stacioni i trenit pasi iu dogjën cadrat nga një zjarr i qëllimshëm u vendos të stehohen në zonën e Kombinatit me vendim të Ministrisë së Punës dhe Cështjeve Sociale tek ish-reparti duke rikonstruktuar pjesërisht ambientet.
Por ajo që konstaton TvNeës24 është se nuk ka asnjë kush për të jetuar nëkëtë repart. Në ambientet e ish-repartit ushtarak mungojnë uji dhe dritat si dhe mjete të tjera.
“Kemi hedhur dyshekët, janë të vjetër, me to nuk flihet, me to sëmuret fëmija”, thotën një prej tyre.
“Kemi dy ditë pa bukë, po na vdesim kalamaja për bukë”, thotë një tjetër banore rome.
Banoret e Sharres protestuan dhunshem dje kunder strehimit te romeve ne keto ambiente sepse sipas tyre trualli ku ndodhet objekti eshte prone e tyre.
(d.b/News24/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Romët në Sharrë: Reparti pa ujë e drita. Kemi frikë se do na djegin protestuesit