E Diel, 1 Nëntor 2026

Mesi, nën akuzë për racizëm. Drente: Më quante negro

TIRANE-Akuza tepër të rënda në adresë të Lionel Mesit, nga ana e holandezit Roiston Drente, ish-lojtar i Realit dhe i Herkulesit, tashmë tek Everton.

Ai ka dhënë një imazh tjetër të argjentinasit, duke e akuzuar direkt për racizëm. “Kam luajtur shpesh kundër Mesit në vitet e fundit dhe gjithnjë kemi patur probleme, - deklaroi Drente në një intervistë për “Helden Magazine”. – Ajo që më shqetëson më shumë është mënyra si më flet, duke më quajtur gjithë kohës negro, negro. E kuptoj që kjo mund të jetë normale në Amerikën e Jugut, por te ne nuk mund të durohet diçka e tillë. Gjatë ndeshjes mes Barcelonës dhe Herkulesit kam patur sërish probleme me Mesin. Para ndeshjes më dha dorën, duke më përshëndetur ‘Hola Negro’, shtoi ai.

(d.b/a.latifi/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›