E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksident në Laç, humb jetën 1 person plagosen 2 të tjerë

Një person ka gjetur vdekjen, ndërsa dy të tjerë janë plagosur si pasojë e një aksidenti automobilistik në Lac. Ngjarja e rëndë është shënuar vetëm pak minuta më parë në aksin rrugor Laç-superstradë, ku fugoni me targa La 94 49 A është përplasur me një automjet tip "Benz” me targa La 54 81 A. Si pasojë ka mbetur i vdekur në vend drejtuesi i automjetit, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, ndërsa janë plagosur rëndë bashkëshortja e tij që udhëtonte me të dhe drejtuesi i furgonit. Të dy të plagosurit janë transportuar menjëherë drejt spitalit për marrjen e ndihmës mjekësore. Ndërkaq forcat e policisë dhe zjarrëfikëset kanë mbërritur në vendngjarje, ndërsa kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të aksidentit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›