Spahiu: AK aleancë me të rinjtë, jo me politikanët me diploma false
TIRANË- Kryetari i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu me rastin e Ditës së Europës ka mbledhur të rinjtë në qytetin studenti. Në fjalën e tij Spahiu akuzoi klasën politike se në 20 vite se ka lënë jashtë dyerve të Europës Shqipërinë dhe se nuk kanë kryer arsimin e nevojshëm për të kryer funksionet që kanë.
“Sot në ditën e Europaës, Shqipëria ka vetëm një palë europiane, aleancën me rininë, e cila ka përballë saj një armik shumë të egër, kastën e xhaketave të vjetra të politikës e cila po riciklohet si mbetjet urbane nëpërmjet qokave dhe ripertëritjes së tyre duke krijuar një front i cili është kundër bashkimit, kundër integrimit dhe kundër rinisë shqiptare dhe rinisë kuqezi. Ata duhet t’ju tregojnë ju arsimin e tyre, pasi një pjesë e tyre nuk kanë shkuar asnjë ditë në fakultete, dhe sot mbajnë diploma false”,- deklaroi Spahiu.
“Ne kërkuam Europën, këta na bënë gropën,” lexohej në parullat e të rinjve. Duke folur para të rinjve, Spahiu tha se ata do bëjnë pakt me rininë.
“Aleanca Kuq e Zi është këtu për të bërë një pak me rininë shqiptare dhe vendosur disa standarte. Nga ky shesh Aleanca KuqeZi vendos kriteret që në gjirin e saj nuk mund të marrë pjesë asnjë ish-politikan, ish-deputet, ish-ministër, ish-kryeministër, ish-president, sepse Aleanca KuqeZi nuk është parti por as fraksion partie, por një lëvizjë atdhetare, patriotike, mbarëkombëtare por mbi të gjitha shqiptarë, e cila do të zgjojë dhe realizojë endrrën e shqiptarëve në Ballkan”,- premtoi Spahiu.
(el.me/BalkanWeb)
Lidhje te tjera VIDEO: Spahiu: AK aleancë me të rinjtë, jo me politikanët me diploma false