Hakërrehet Ndoka, kundër të gjithëve
Autori i Lajmit: red.
“Ne kemi gjykuar dhe gjykojmë se ndryshimet e fundit në Qeveri u kryen nën shantazhin e Gërdecit. U kthyen në Qeveri republikanët që janë përgjegjës direkt për Gërdecin, dhe u larguan nga qeverisja demokristianët që shëruan plagët e Gërdecit”
Nard Ndoka ka reaguar ashpër dje në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të demokristianëve, përsa i përket mënyrës së daljes së kësaj partie nga qeveria si dhe luftës që sipas tij, i bëhet nga klane të brendshme në PD, nga Kryetarja Jozefina Topalli dhe nga republikanët. Ndoka që në fillim të fjalës tij është pozicionuar kundër vendimit të kryeministrit Berisha, duke thënë se: “Vendimi për daljen nga Qeveria të demokristiannëve është një shkelje e hapur e marrëveshjes së nënshkruar midis PD dhe PDK, dhe për ne një lëvizje e tillë nuk ka qënë e papritur”. Pasi ka bërë një peisazh të arritjeve të tij si ministër i Shëndetësisë si dhe kontributin që demokristianët dhanë në përmirësimin e sistemit shëndetësor ai ka vijuar me akuzat e drejtpërdrejta kundër aleatëve të tij në mazhorancë dhe eksponentëve të PD-së, me një gjuhë të ashpër kësaj rradhe. Kreu i demokristianëve shtoi se: “ PDK dhe përfaqësuesit e saj në qeverisje, u vunë në shënjestër të sulmeve dhe të skenarëve nga më të papranueshmit të krijuara artificialisht nga partnerët në qeverisje. U lamë jashtë qeverisjes ndërsa u kthye forca politike që ka probleme me ligjin dhe që duhet të përgjigjet përpara drejtësisë për tragjedinë e Gërdecit. Ne kemi gjykuar dhe gjykojmë se ndryshimet e fundit në Qeveri u kryen nën shantazhin e Gërdecit. U kthyen në Qeveri republikanët që janë përgjegjës direkt për Gërdecin, dhe u larguan nga qeverisja demokristianët që shëruan plagët e Gërdecit. Ne si parti e drejtësisë dhe e shtetit ligjor kemi kërkuar dhe kërkojmë që kjo ngjarje të zbardhet, duke vënë përpara përgjegjesisë ligjore individët përgjegjës, kushdo qofshin ata. Individë me të shkuar të dyshimtë, ose individë që karrierën e tyre e kanë të lidhur ngushtë me diktaturën dhe diktatorin, qarqe që vinin nga policia sekrete dhe individë që kërkonin të vinin monopolin e tyre privat mbi përfaqësimin e të krishterëve të Shqipërisë, bashkuan urrejtjen e tyre kundër një partie dhe e vetmja forcë politike që udhëhiqej nga një politikan që vinte nga shtresa e ish- të dënuarve politikë. Këta individë tmerroheshin kur shikonin rritjen e shpejtë të PDK-së. Ata nuk mund të pranonin kurrë një forcë politike që po rritej jashtë kontrollit të tyre, që nuk drejtohej nga ish- komunistë, pinjollë të bllokut, apo ish- funksionarë të policisë sekrete komuniste. Ne e kishim dhe e kemi të qartë që partitë që u krijuan në kuzhinën e Ramiz Alisë, se politikanët që u emëruan prej tij në krye të forcave politike të vendit janë një fenomen i dëmshëm dhe pengmarrës. Për fat të keq u gjendën në rrugën tonë individë të ashtuquajtur demokristianë, peng i së shkuarës së tyre të dyshimtë, apo të kapur nga shteti i sotëm dhe u përdorën për të goditur PDK-në dhe lidershipin e saj. Këto përpjekje dështuan, pavarësisht mbështetjes nga pushteti dhe presioni e kërcënimet ndaj gjyqtarëve. Atëherë Kryetarja e Kuvendit krijoi një grup parlamentar me deputetë të blerë me fondet e krijuara me paratë e taksapaguesve shqiptarë dhe pronat publike, që të votonte përjashtimin e PDK-së nga qeveria dhe të rikthente Gërdecin. Nxjerrja e PDK-së nga qeverisja ve në pikëpyetje fitoren e kësaj mazhorance në 2009-ën dhe kthen në pushtet një opozitë të çorganizuar, të përçarë, të përfshirë nga konfliktet dhe lufta e brendshme par një opozitë që nuk ka çfarë t`u ofrojë shqiptarëve”, ka përfunduar Ndoka.
Ky lajm është publikuar: 01/08/2008