Republikanët përgjigjen me mospërfillje
Autori i Lajmit: red.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i Partisë Republikane ndaj akuzave që demokristiani Nard Ndoka ka bërë dje, edhe pse reagimi nuk ka qenë me nota të ashpra nga ana e republikanëve. Ka qenë kryetari Fatmir Mediu i cili në linjë telefonike për “Ballkan” ka qenë i prerë në deklaratat e tij duke karakterizuar me qetësi kryetarin e PDK-së si një burrë të zotin. Ai ka thënë shprehimisht se: “ Nuk dua të komentoj asgjë përsa i përket deklaratave të tij. Desha vetëm të them se Ndoka qenka burrë i zoti”,- ka përfunduar Mediu. Vlen të theksohet se eksponentët e tjerë të PR-së nuk kanë dashur të prononcohen për këtë çështje duke thënë se vetëm kryetari Fatmir Mediu ka të drejtën ekskluzive për tu shprehur për gjithçka që ka lidhje me republikanët, vendim ky i marrë në mbledhjen e Kryesisë së PR-së një ditë përpara emërimit nga Kryeministri, Sali Berisha në Ministrinë e Shëndetësisë të vajzës së Sabri Godos, Anila Godos.
Ky lajm është publikuar: 01/08/2008