E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hakiu debaton me Klodin

14/03/10 12:38

Banorët, pasi ngrihen të gjithë prej gjumit, dalin në kopsht ku vishen me rrobat e banjës e shijojnë bukurinë e kësaj dite, ngrohtësinë dhe rrezet e diellit. Ndërsa pushojnë, ata diskutojnë për tema të ndryshme ku kryesisht në qëndër të vëmendjes janë Bertina me Erionin të cilët tregojnë detaje për dhomën e bardhë dhe surprizën që iu bë atyre. Banorët nuk harrojnë që të ngacmojnë njeri-tjetrin edhe për bisedat që kanë bërë një natë më parë duke thënë se ishin nën efektin e alkoolit. Eduardi ngacmon Hakiun duke thënë se ai cfarë nuk tha për të tjerët, ndërsa ai shprehet se e kishte veten nën kontroll dhe Bertina e konfirmon këtë gjë. hakiu shprehet se ende ka shumë për të thënë e ato që tha, ishin vec fillimi. Klodi ndërhyn duke uruar që të jenë ende në shtëpi e të dëgjojnë ato që ka për të thënë ai e ti japin kënaqësinë që ta dëgjojnë kur ai të flasë. Duke vazhduar bisedën, Hakiu shprehet se cdo mëngjes, do përkulen për ti uruar mirmëngjes Klodit që kështu ta kuptojë se ata kanë respekt për të. Edhe të shtrihesh në tapet nuk më jep kënaqësi- ia kthen Klodi duke shtuar se as do që ti përkulen e as ti përkulet kurrkujt. Ai thotë se Kika duhet të mundohet ta njohë më shumë, ndërsa Hakiu shprehet se e njeh mirë. Sipas Klodit, ai nuk e njeh sepse nuk kanë biseduar asnjëherë, por Hakiu shprehet se ai e ka refuzuar gjithnjë dhe se vetë nuk do që të njihet. Klodi thotë se ka qënë i pari që ka kërkuar të flasë me të, por Hakiu nuk i është përgjigjur. Ai mendon se Klodi nuk do që ta njohin se nuk po i jep rastin që ta njohë atë, por edhe Klodi këtë pretendon se ka ndodhur me Hakiun. Ata diskutojnë për mënyrën se si flet njeri apo tjetri dhe Klodi shprehet se nuk ka patur asnjë rast që Hakiu ti ketë folur tamam, ndërsa Hakiu shprehet se Klodi nuk di të bëjë gjë tjetër vec të bëjë thashetheme. Klodi ia kthen se kjo gjë do duket dhe shton se meshkujt po duken më thashethemexhinj sesa femrat. if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›