Shqipëria në festë, festohet Dita e Verës Nga festimet e ditës së verës në Tiranë

E kthyer tashmë në një festë kombëtare, shqiptarët festojnë sot në të gjithë Shqipërinë Ditën e Verës. Kjo ditë, e cila është dita e ndryshimit të stinëve, pra ardhjen e pranverës, është bërë tashmë një ditë festive. 14 marsi është dita festive për shqiptarët, e cila ka nisur fillimisht të festohet në Elbasan, duke u përhapur më pas në të gjithë Shqipërinë. Krahas kësaj, festimet nuk kanë munguar as në Tiranë dhe në qytete të tjera të mëdha, ku bashkitë përkatëse kanë organizuar programe argëtuese për qytetarët. Karakteristike e kësaj feste është ballokumi.