E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jetmiri dhe Hakiu flasin për grupet

14/03/10 03:00

Jetmiri, Hakiu dhe Valoni qëndrojnë ende në kuzhinë e pinë birra, ndërsa të tjerët janë mbledhur në dhomën e gjumit e shprehen se kanë pirë më shumë sec duhet. Jetmiri e pyet Hakiun se si ishte biseda tek klipi se në lidhje me fitoren e këtij të fundit dhe cuarjen e cmimit në Kosovë. Hakiu shprehet se këtë gjë e kanë diskutuar më parë, ndërsa Valoni i tregon se si ishte klipi. Miri kujtohet dhe shprehet se kjo thënie nga ana e tij ka qënë gjatë emisionit dhe se të dy bashkë me Kikën kanë qeshur kur ai i ka thënë se cmimin nuk do e cojë në Kosovë se ka dhe të tjerë në shtëpi. Edhe Hakiu kujtohet dhe shprehet se kjo ishte ndër të parat gjëra që i a pëlqyer tek Miri dhe se që aty filloi të kishte një raport me të. Jetmiri shprehet se bashkë kanë hyrë e bashkë do dalin nga shtëpia por thotë se nuk kuptoi këtë pjesën me tre kosovarët e thënë nga Domi duke shtuar se ajo po e përdor shprehjen e tij duke e transformuar sipas interesit të vetë. Hakiu i tregon se Domi kishte menduar se ata të tre janë bërë pjesë e dashur e Mirit dhe shprehet se nuk i pëlqeu mënyra se si ishte shprehur ajo duke i diferencuar me termin kosovarë. Miri thotë se do e sqarojë këtë gjë me Domin dhe do e pyesë edhe për fjalët që ajo kishte thënë se përse ai ishte mpleksur me tre kosovarët, ndërsa Kika shprehet se këta njerëz duan përcarje dhe shton se dhe ai do vazhdojë të diskutojë ende me Domenikën e ti thotë cdo gjë që mendon për të. më pas ata i rikthehen bisedës për Rezartën dhe Hakiu shprehet se fillimisht i ishte krijuar përshtypja se ajo vajzë nuk kishte cfarë të jepte, por më pas e kishte kuptuar se e kishte patur gabim. Hakiu thotë se situatat e krijuara në shtëpi nuk po e lejojnë që të bëjë atë që do, por shprehet se do përpiqet deri në fund, të paktën për bashkimin. Sipas Mirit, ai do e ketë vështirë se cdo gjë që do dojë të bëjë, atij do ti kundërvihen. Ai mendon se grupet i formuan të tjerët, pasi ai vetë nuk ka krijuar të tillë madje thotë se ndërsa ai prej dy javësh shikonte punën e vetë, ata bënin skenare. Hakiu shprehet se kjo nuk duhet ti mërzisë sepse Vëllai i Madh shikon cdo gjë dhe shprehet se në rast se disa nga banorët shprehen tek njeri-tjetri se do nominojnë një tjetër banor, Vëllai i Madh ndërhyn duke thënë se është jashtë rregullave kjo gjë. Duke diskutuar se cili banor është i fortë, Miri mendon se Klodi mund të quhet i tillë sepse ka bërë dicka që asnjë tjetër nuk kishte guxuar më parë, të flasë për homoseksualitetin e tij. Ata flasin për nënën e Klodit apo edhe për nënën e Seldit dhe Domit dhe Hakiu shprehet se kuptoi se loja nuk luhet vetëm në shtëpi, por edhe jashtë saj, pikërisht nëpërmjet tyre. if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›