E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hakkinen, karriera vazhdon si menaxher

Hakkinen do punoje ne krah te menaxherit te tij Didier Coton, i cili e ka mbeshtetur per shume vite.

Ish kampioni i botes ne Formula 1, Mika Hakkinen, deshiron te vazhdoje karrieren si menaxher i piloteve te sportit per te cilin ai ka garuar. Lajmin e ben te ditur vete ish dy here kampioni i botes. Hakkinen do punoje ne krah te menaxherit te tij Didier Coton, i cili e ka mbeshtetur per shume vite.

“Eshte nje pune qe mbart me vete shume pergjegjesi. Jam shume i kenaqur qe do t’i rikthehem punes me Didier, i cili ka qene perhere nje njeri shume i rendesishem per karrieren time. Kam kuptuar se per te arritur ne nivele te larta, eshte e nevojshme qe rreth teje te kesh profesioniste te besuar”, thekson Hakkinen.

Finlandezi ka fituar dy here titullin boteror me skuderine McLaren Mercedes, duke mposhtur konkurrencen e skuderise Ferrari te udhehequr nga Michael Schumacher.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›