E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maradona, sinjale per treshen Milito-Zarate-Higuain

Diego Milito dhe Mauro Zarate duhet thjesht te vazhdojne te luajne ne kete menyre sic po bejne tani per te fituar nje vend ne kombetaren e Argjentines. Kete e ka bere te ditur trajneri Diego Armabdo Maradona, i cili u dergon nje mesazh te qarte lojtareve qe aktivizohen perkatesisht tek Genoa dhe Lazio.

Golat e shenuar ne vazhdimesi per klubet e tyre kane terhequr vemendjen e teknikut bardhekalter, i cili i dergon te njejtin mesazh edhe autorit te “pokerit” te Real Madrid, Gonzalo Higuain. Te tre lojtaret nuk jane perfshire ne listen e miqesores se nentorit me Skocine, por deklarata e Maradones eshte nje sinjal i qarte per ta.

Ne nje interviste dhene per nje radio argjentinase, Maradona ka folur edhe per disa lojtare te tjere. “Tevez eshte paksa nervoz sepse nuk po luan titullar, por e shikoj shume te motivuar. Mascherano-s i thashe se kjo kombetare ka nevoje per te si kapiten dhe ai e kuptoi me se miri nje gje te tille”, theksoi “El Pibe D’Oro”.

Nderkohe, pas rikthimit ne atdhe nga turi europian, pas disa javesh Maradona do niset per ne Indi ku do vizitoje Kalkuten, por jo per te vezhguar lojtaret e kombetares. Ai do inaguroje nje shkolle futbolli dhe do marre pjese ne mbledhjen e fondeve. Udhetimi do startoje ne daten 6 dhjetor.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›