Joaquin: Krenohem per interesimin e Juventusit

Mesfushori spanjoll i Valencias, Joaquin i jep sinjale te qarta skuadres se Juventusit qe ka menduar te perforcoje mesfushen me elemente te rinj.
Ne nje interviste dhene per gazeten “AS”, lojtari galician nuk e fsheh deshiren per te provuar eksperiencen bardhezi pas viteve jo shume frytedhenese ne “Mestalla”.
“Zerat per Juventusin? Mund te them se eshte mire kur degjon se skuadra te medha interesohen. Per nje lojtar eshte shume e rendesishme nje gje e tille, pasi Juventus eshte nje skuader me permasa shume te medha. Kjo do te thote se po punoj mire dhe po u pelqejne gjerat qe une bej ne fushe. Me mbush me krenari ideja se duan te me blejne dhe me shtyn te punoj me shume. Nuk dua qe kjo gje te me shperqendroje sepse dua te vazhdoj te luaj si ne keto momente”, shprehet Joaquin.