E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ronaldo demtohet serish?

Sipas gazetarit te “O Globo”, Renato Mauricio Prado, Ronaldo vuan nga ndrydhja ne gjurin e majte, cka mund te shenoje fundin e karrieres se tij.

Tjeter alarm ne horizont per sulmuesin brazilian Ronaldo. Ish “fenomeni” qe po vazhdon fazen e rekuperimit pas operacionit te fillimvitit ne gjurin e majte, mund te kete pesuar nje tjeter demtim ne gjurin e demtuar.

Sipas gazetarit te “O Globo”, Renato Mauricio Prado, Ronaldo vuan nga ndrydhja ne gjurin e majte, cka mund te shenoje fundin e karrieres se tij. Nderkohe, klubi i Flamengos ku Ronaldo po stervitet nuk ka konfirmuar por as pergenjeshtruar lajmin. Mjeku Luis Runco qe po merret me demtimin dhe fazen e rekuperimit ka mohuar cdo lloj demtimi te mundshem per sulmuesin.

Kohet e fundit eshte folur per nje rikthim te mundshem te Ronaldos ne Serie A ku skuadrat qe e kerkojne po shtohen dita dites. Nga ana tjeter, ish “fenomeni” mohoi kalimin e mundshem tek PSG per shkak te taksave te larta ne France.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›