Hakmarrja e Spanjes, zbulohet killeri
Artan Cena
Hakmarrja e Spanjes per ekzekutimin me te fundit ne Tirane, tashme ka nje emer te killerit te dyshuar. Grupi hetimor identifikon nje prej autoreve te vrasjes se 23-vjecarit nga Vlora, Edvin Zanajt, dhe vihet ne kerkim te tij. Pak me shume se nje muaj pas krimit te bujshem, afer maternitetit te ri te kryeqytetit, zona e “Brrylit”, agjentet mbledhin provat e para per te dyshuarin kryesor, nderkohe qe po hetojne edhe per bashkepunetorin. Burime policore thane dje, per gazeten “KJ”, se ekzekutimi eshte kryer me pagese dhe per te jane dhene 10 mije euro. Autori i dyshuar pas vrasjes se Zanajt eshte larguar ne Itali dhe eshte rikthyer pas dy javesh. Ai eshte banues ne Vlore, ndersa identiteti mbahet sekret, per shkak te hetimeve qe po kryhen. Por, ai kishte ardhur ne Shqiperi i paguar per krimin dhe me pas ishte rikthyer ne Itali per te humbur gjurmet. Zanaj ishte transferuar nga Vlora ne Tirane, ku banonte me qira se bashku me familjen, me qellim qe t’i shpetonte hakmarrjes se lindur 27 shtatorin e vitit te kaluar, kur ishte ekzekutuar vellai i tij, Slejdi Zanaj, krim per te cilin u akuzua kreu i grupit rival per linjat e trafiqeve ne Barcelone, Sokol Rama.
Ekzekutimi mafioz i Edvin Zanajt, njeri nga me te bujshmit ne kryeqytet, i ndodhur pak me shume se nje muaj me pare, eshte vetem nje hap larg zbardhjes. Nje i ri nga Vlora, dyshohet nga drejtesia se eshte autori i vrasjes se Edvin Zanajt, me daten 1 nentor, ku mbeti i vdekur njeri nga rivalet e Sokol Rames, te riut vlonjat, qe u arrestua ne Madrid te Spanjes dhe eshte ne pritje te ekstradimit. Vellai i viktimes se fundit ne Tirane, Armando Zanaj, eshte denuar per vrasjen e nenes se Sokol Rames me 16 vite burg si i mitur, ndersa motivi ishte hakmarrja per gjakun e vellait qe u vra ne Barcelone, me 27 nentor 2006. Menjehere pas ekzekutimit te Edvin Zanajt, policia hodhi pisten e vrasjes me pagese, ndersa gjeti nje arme pistolete te hedhur e te futur ne qese, qe nuk rezultoi mjeti me te cilin u krye krimi. Burime policore thane dje per gazeten se per kete ekzekutim jane paguar 10 mije euro dhe eshte porositur nga jashte shtetit.
Mesohet se behet fjale per nje person nga qyteti i bregdetar i Vlores, qe dyshohet se eshte paguar nga Barcelona. Por, ne Spanje gjendet i arrestuar edhe Sokol Rama, rivali i fisit Zanaj dhe dajes se dy vellezerve te vrare, Shpetim Mukes. Ekspertet hedhin dyshime se urdhri eshte dhene nga vendi Iberik dhe autori eshte nisur prej andej i paguar, por qe mund te jete pjese edhe e grupit rival te Zanajve. Qe prej shtatorit te kaluar, ne aksin Barcelone-Vlore-Tirane kane ndodhur kater ekzekutime mafioze, me gjashte te vdekur dhe tre te plagosur. Per momentin, ne qeli ndodhen Armando Zanaj i denuar per vrasjen e ish-oficeres se marines, 47-vjecares Leonora Rama, dhe djali i viktimes, Sokol Rama per ekzekutimin e dy vellezerve Slejdi e Edvin Zanaj dhe dajes se tyre, Shpetim Muka.
Viktimat Autore
Slejdi Zani Sokol Rama
Leonora Rama Amarildo Zani
Shpetim Muka dyshohet Sokol Rama
Edvin Shehu dyshohet Sokol Rama
Edvin Zani identifikuar, emri sekret
Zinxhiri i vrasjeve ne linjen Barcelone-Vlore-Tirane
Zinxhiri i vrasjeve, ka nisur me nje ekzekutim ne Spanje, me 27 shtator te vitit te kaluar, ku Sokol Rama, se bashku me grupin e tij, dyshohet te kete vrare Slejdi Zanajn, Elidon Nelajn dhe plagosur Edmond Rushitajn. Rreth 15 dite pas vrasjes se ndodhur ne Barcelone, ne qytetin e tyre te lindjes ne Vlore, u ekzekutua nena e Sokol Rames, Leonora. Oficerja e marines u vra ne qender te qytetit, nderkohe qe autori i ketij krimi, Armando Zanaj, u shpreh se e kreu krimin per te marre hakun e vellait te vrare ne Spanje. Kur Sokol Rama mesoi vrasjen e se emes, dyshohet se urdheroi vrasjen e dajes se Slejdi Zanajt, Shpetim Mukes, Edvin Shehut dhe plagosjen e nipit te tij, Edvin Zanajt. Si policia shqiptare ashtu edhe ajo spanjolle nuk kane mundur te sigurojne prova te mjaftueshme per te implikuar Sokol Ramen direkt ne atentatin ndaj Shpetim Mukes, por dyshohet se ai eshte urdheruesi i krimit. Nderkaq, pas ekzekutimit te ndodhur me 30 nentor ne Vlore, policia e ketij qyteti shpalli ne kerkim Sokol Ramen. Edhe pse ne dukje u bashkepunua me Interpolin, vendstrehimi i Sokol Rames nuk u zbulua deri me 27 mars, kur ai u arrestua ne nje apartament te survejuar ne kryeqytetin spanjoll, Madrid.
Ekzekutim me plumb ne koke
Ekzekutimi me tre plumba per motive hakmarrjeje i Edvin Zanaj, 23 vjec, nga Vlora, ka ndodhur 35 dite me pare ne Tirane dhe autore mendohet te jene dy persona, njeri prej te cileve i identifikuar, qe levizen me nje veture me targa te huaja, qe ishte blere dy jave para ekzekutimit. Zanaj jetonte prej pese muajsh me familjen ne kryeqytet, afer “Brrylit”, per t’i shpetuar hakmarrjeve pas vrasjeve te vellait dhe dajes prane Pusit te Mezinit, ne Vlore, vitin e kaluar. Policia zbuloi nje pistolete “Zastava” te hedhur pertoke, por nuk rezultoi arma e krimit, sepse, sipas ekspertizes balistike, ishte qelluar nga nje pistolete tip “TT”. Policia gjeti te braktisur disa dite pas krimit veturen e ngjarjes, ne lagjen “Ali Demi”. Ne pyetje u mor pronari i saj, qe deshmoi se e kishte shitur dy jave para vrasjes se bujshme.
27 shtator 2006
Vrasja e dyfishte ka ndodhur ne Barcelone. Sokol Rama mendohet te jete ekzekutori i Slejdi Zanit, Elidon Nelajt dhe plagosjes se Edmond Rushitajt. Policia e Vlores u njoftua nga koleget spanjolle per ate qe kishte ndodhur. Rama u kap fillimisht nga autoritetet spanjolle per vrasjen e dyfishte, por me pas, per mungese provash, u la nen masen e detyrim paraqitjes.
11 nentor 2006
Ne afersi te godines se Bashkise se Vlores, mbeti e vrare 47-vjecarja Leonora Rama. Armando Zanaj u dyshua dhe rezultoi te ishte autori i kesaj vrasjeje. Zanaj u ndalua rreth 3 ore me pas dhe pranoi se ishte ai vrasesi i oficeres se marines. Policia e Vlores tha se adoleshenti e kishte qelluar viktimen me 4 plumba te nje pistolete tip “TT”.
30 nentor 2006
Kane mbetur te vrare prane shtepise se tyre, ne vendin e quajtur Pusi i Mezinit, 41- vjecari Shpetim Muka, ndersa u plagosen Edvin Shehu dhe Edvin Zanaj, ky i fundit vellai i ekzekutorit te Leonora Rames. Policia shpalli ne kerkim si te dyshuar Sokol Ramen.
1 nentor 2007
Vritet ne Tirane Edvin Zanaj. Dy persona, qe jane ende te paidentifikuar, kane qelluar mbi te riun, duke e lene te vdekur. Policia beri te ditur se viktima eshte nga Vlora dhe rezulton te jete vellai i Armando Zanit, adoleshenti qe ekzekutoi Leonora Ramen, ne qytetin e Vlores, nje vit me pare.