Raiffeisen Bank heq dore nga 70 % te aksioneve
Blerina Hoxha
Raiffeisen Bank ka transferuar pronesine e 70 per qind te aksioneve te nje kompani tjeter austriake me pergjegjesi te kufizuar, “Cembra Beteilingungs GmbH”. Burimet ne Banken e Shqiperise njoftuan dje, se kerkesa per ndryshimin e pronesise ka mberritur tashme dhe Banka Qendrore do te miratoje transferimin e mazhorances se aksioneve te bankes me te madhe ne vend, pasi te kete perfunduar disa konsulta me pare. “Shitja” per here te dyte e ish-Bankes se Kursimeve vjen si rrjedhoje e nje vendimi qe ka marre selia qendrore e Raiffeisen ne Vjene me 25 shtator te ketij viti. Marreveshja parashikon transferimin nga RZB tek Cembra te 70 per qind te aksioneve te Raiffeisen International. Transferimi i aksioneve nuk eshte nje shitje e mirefillte, por nje investimi qe Raiffeisen ben tek Cembra, pa u kryer asnje lloj transaksioni. Banka e Shqiperise njofton se transferimi i aksioneve te Raiffeisen konsiderohet ristrukturim, duke i sherbyer qellimit te vetem per te optimizuar administrimin e aksioneve te RI-se, ne veshtrim te legjislacionit tregtar dhe tatimor te Austrise. Ne kete kuptim, ky transferim nuk do te ndryshoje kontrollin aktual, pasi RZB do te mbetet zoterues i aksioneve te RI-se, por ne menyre indirekte. Nese ne vendet e tjera, ku Raiffeisen Bank ka dege, transferimi i aksioneve ka kaluar si nje transaksion rutine, ne Shqiperi situata eshte pak me delikate. Per shkak se, Raiffeisen Bank, nepermjet privatizimit, zoteron ish-Banken e Kursimeve, me e madhja e gjithe sistemit bankar. Duke pasur monopolin ne shume sherbime, Raiffeisen Albania, pervecse ka shumicen dermuese te kursimeve te shqiptareve, eshte mbajtesja kryesore e borxhit te qeverise. Keshtu qe, cdo ndryshim ne pronesine e aksioneve te saj perben nje zhvillim te rendesishem per te gjithe sistemin financiar ne vend, qe aktualisht dominohet nga Raiffeisen. Ne rast te miratimit nga Banka e Shqiperise te ketij transferimi, struktura e aksionereve me zoterim te terthorte te se drejtes se pronesise mbi aksionet e Raiffeisen Bank sh.a. Shqiperi do te ndryshoje me transferimin e 70 % te aksioneve te Raiffeisen International nga RZB-ja tek “Cembra Beteiligungs GmbH”. Emri i Raiffeisen ne Shqiperi nuk do te ndryshoje dhe po keshtu edhe menyra e administrimit, njofton Banka e Shqiperise.
“Cembra Beteiligungs GmbH”, qe ka tashme pronesine e 70 per qind te aksioneve te Raiffeisen International, eshte nje shoqeri me pergjegjesi te kufizuar, me qender ne Austri. Aktivitetet e saj shtrihen ne shume fusha, qe nga industria, shitjet dhe telekomunikacioni.
Ish-Banka e Kursimeve, nje histori transformimesh
Banka e Kursimeve, e themeluar qe ne vitin 1991, u ristrukturua si shoqeri aksionere me emrin "Banka e Kursimeve e Shqiperise", me kapital te nenshkruar 700 milione leke. 100% e aksioneve zoteroheshin nga shteti dhe te mbajtura ne mirebesim nga ministri i Financave. Ne vitin 2004, RZB bleu 100 % banken me te madhe te Shqiperise me nje cmim prej 126 milione dollare, qe perfaqeson projektin MS te madh te privatizimit ne historine shqiptare. Banka e Kursimeve plotesoi prezencen e fuqishme te rrjetit RZB ne Evropen Qendrore dhe Lindore. Privatizimi i suksesshem ishte nje sinjal i fuqishem per komunitetin nderkombetar te investimeve. RZB do te sherbeje si nje rruge kalimi per investitoret e huaj dhe do te paraqese produkte dhe sherbime te reja. Tashme, Raiffeisen Bank ne Shqiperi udheheq rrjetin me te madh bankar ne vend me afersisht 90 njesi dhe rreth 950 punonjes.