Transporti, Ballkani i bashkuar dhe i ndare
Me shume se 7 vite kur lufta e fundit ne Ballkan ka perfunduar, vendet e rajonit kane ende nje infrastrukture shume te dobet per t’u lidhur me njera-tjetren. Shume rruge kufitare jane lene te bllokuara, nderkohe qe duhen 20 ore me makine dhe 36 ore me tren per te pershkruar 1000 kilometra ndermjet pjeses lindore te rajonit, bregdetit Adriatik dhe ekstremit lindor te rajonit, Detin e Zi. Nuk ende nje ka bashkepunim konkret ndermjet 9 vendeve te rajonit, Bashkimit Evropian dhe organizatave te medha nderkombetare per permiresimin e transportit ne Ballkan, si nje nga prioritetet kryesore per zhvillimin ekonomik dhe levizjen e lire te njerezve. Vitet e konfliktit dhe izolimi ende po e marrin pagesen, mosmarreveshjet, nacionalizmat po pengojne ende progresin. Nga ana tjeter, komuniteti nderkombetar ka shume plane te lidhe Ballkanin me Evropen, e cila ka treguar keto kohe se eshte duke pergatitur politika zhvillimi, qe perfshijne pervec transportit edhe energjine elektrike. Nderkohe qe vete shtetet e Ballkanit kane ne plan te ndertojne tre arterie rrugore per t’u lidhur ndermjet tyre. E para eshte autostrada Shqiperi-Kosove, qe lidh edhe Serbine Lindore. E dyta eshte autostrada ne kryqezimin kufitar, qe lidh Maqedonine me Bullgarine. Dhe, po keshtu, Bullgaria Jugore do te lidhet nepermjet nje autostrade me fqinjet e saj greke. Nga ana tjeter, Bashkimi Evropian, qe ka projekte ambicioze transkontinentale per transportin, eshte zhgenjyer nga keto nismat e fundit ballkanike, te cilat jane ne veshtiresi per te siguruar fonde.