Abuzimet ne KESH, paralajmerohet “furtuna”
Debim nga puna dhe ndjekje penale per te gjithe nepunesit e korruptuar ne KESH. Ky ka qene paralajmerimi i drejtuesve me te larte te Korporates per 460 punetoret dhe specialistet e zones se shperndarjes se energjise ne Elbasan. Ne nje takim te zhvilluar ne kete qytet, drejtori i Shperndarjes se Energjise ne KESH, Seit Dollapi, u shpreh se "aktualisht, jemi ne fund te vitit 2007 dhe puna do te perqendrohet ne mbylljen e treguesve te ketij viti, minimizimin e humbjeve, rritjen e arketimeve, furnizimin e familjareve dhe bizneseve me energji. Gjate kesaj periudhe eshte edhe impenjimi maksimal per perballimin e festave te fundvitit, qe fillojne me Bajramin, Krishtlindjet, Vitin e Ri”. Dollapi ka sqaruar punonjesit se ne lidhjen e kontrates me gjithsecilin, duke nisur nga drejtori, jane mbajtur parasysh tre kritere baze: perkushtim, ndershmeri dhe profesionalizem. “Ne castin kur nje nga punonjesit e mi shkel nje nga nga keto kritere, sidomos me ato momente qe kane te bejne me anen morale, ndershmerine, ruajtjen e figures, masa me e lehte eshte largimi nga puna dhe me pas drejtimi ne organet gjyqesore, per te ndeshkuar ligjerisht cdolloj thyerje te disiplines ne pune". Nderkohe, gjate ketij viti, drejtoria e KESH-it ne Elbasan ka penalizuar me masa administrative dhe largime nga puna rreth 130 punonjes, qe abuzuan me detyren.
Fatos Salliu