E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hakmarrja e juniorëve të Interit

Një javë pas eliminimit të hidhur nga Liga e Kampionëve, Interi ka marrë një ngushëllim të vogël ndaj Olympique Marseilles.

Të mërkurën mbrëma skuadra juniore e gjigantit milanez ka mposhtur Marseillen 2-0 në kuadër të ‘Next Generation Series’ dhe ka siguruar kualifikimin në gjysmëfinale, ku do të takohet me Ajaxin.

Holandezët vazhduan garën pas fitores së thellë 6-0 ndaj Liverpoolit. Skuadra e parë e Interit ishte eliminuar nga Liga e Kampionëve në bazë të rregullës së golave si mysafire pas barazimit me rezultat të përgjithshëm 2-2 me Marseillen.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›