E Shtunë, 31 Tetor 2026

Turqia e interesuar për Euron 2020

Kryeministri turk Rexhep Tajip Erdogan ka deklaruar se Turqia planifikon zhvillimin e një fushate për të organizuar Kampionatin Evropian të Futbollit në vitin 2020.

Duke folur para delegatëve në një kongres të UEFA-s në Stamboll, Erdogan tha se Turqia “ka arrtije në infrastrukturë” dhe ka një mori tifozësh të rinj të futbollit.

UEFA pritet që javën e ardhshme të nisë zyrtarisht procesin për  të shpallur vendin organizator për Euron 2020.

Të 53 shtetet anëtare të UEFA-s mund të aplikojnë për të zhvilluar turneun.

Turqia humbi në ofertën e saj për të organizuar Euron 2016, e cila iu dha Francës.

Apeli i Erdoganit për të organizuar Euron 2020 vjen pasi autoritetet turke vazhdojnë të hetojnë skandalin e fiksimit të ndeshjeve.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›