Berisha: Industria e ndërtimit, promotor i zhvillimit në Shqipëri
TIRANË- Kryeministri Sali Berisha u shpreh sot, në ceremoninë e përurimit të qendrës One Stop Shop për materialet e ndërtimit, në rrugën Sukth-Durrës, se industria e ndërtimit dhe ndërtimi në tërësi janë dhe do të mbeten se paku dhe për dy dekada promotori kryesor i zhvillimit të Shqipërisë. Ai e vlerësoi këtë investim si një mbështetje të fuqishme për ndërtimtarinë në tërësi, në Shqipëri, por edhe ne rajon.
Berisha ndër të tjera shprehu një mirënjohje të veçantë për drejtuesit e kompanive "Viohal Co" dhe të grupit “Sidenor” për besimin e madh që kanë treguar tek Shqipëria, si dhe për marrëdhëniet e shkëlqyera që ata kanë vendosur me partnerët shqiptarë, duke konsoliduar më tej traditën e shkëlqyer të investimeve greke në Shqipëri.
Kryeministri bëri të ditur se "investimet greke janë ndër më kryesoret në Shqipëri, ato janë shndërruar në elementë dhe faktorë thelbësorë të rritjes dhe zhvillimit ekonomik të Shqipërisë".
"Vetë fakti se Sideral ka ndërmarrë këtë investim dhe ka ndërtuar këtë One Stop Shop dëshmon se ata kanë bindjen dhe besojnë shumë në dinamikën e madhe të industrisë së ndërtimit në këtë vend. Shqipëria, aktualisht ka në ndërtim e sipër qindra e qindra kilometra rrugë, ura, tunele dhe ndërtime të tjera", tha Berisha.
Kryeministri garantoi se qeveria do të bëjë gjithçka për mbrojtjen, garantimin dhe nxitjen e zgjerimit të biznesit të kësaj kompanie në Shqipëri, si dhe të të gjitha investimeve të tjera greke në vendin tonë.
(ma.ar/BalkanWeb)