E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Hakmarrja per Drejtesi" kerkon pafajesi nga gjykata

Redinalda Caushaj

Tirane - Procesit gjyqesor ne ngarkim te 11 te pandehurve, te cilesuar si anetare te grupit "Hakmarrja per drejtesi", i ka ardhur fundi. Dje avokatet mbrojtes i kane kerkuar togave te zeza te shpallin te pafajshem klientet, duke pohuar disa dokumente te falsifikuara, por jo autoresine e vrasjeje apo vjedhjeve, per te cilat i akuzon Prokuroria e Krimeve te Renda. Gjate leximit te konkluzioneve perfundimtare, mbrojtja ka kerkuar qe gjykata te deklaroje pavlefshmerine e te gjitha akteve procedurale te kerkuara ne fillim te shqyrtimit gjyqesor dhe gjate tij. Nga ana tjeter, mbrojtja ka kerkuar qe gjykata te deklaroje te pafajshem te pandehurit Orik Shyti, Altin Arapi, Leart Shyti, Enkeled Agaj, Roland Shyti, Kreshnik Spahiu, Nikolin Novruzaj, Pasho Novruzaj, Gentian Caka, Gezim Gjoni dhe Dritan Hate per te gjitha veprat penale per te cilat akuzohen, me perjashtim te falsifikimit te dokumenteve dhe te leternjoftimeve per rastin e te pandehurve Orik Shyti, Kreshnik Spahiu dhe Gentian Caka. Nga ana tjeter, mbrojtja ka kerkuar gjykates qe gjate caktimit te mases se denimit per te pandehurit Shyti Spahiu dhe Caka per vepren penale te "falsifikimit te dokumenteve" dhe te "falsifikimit te leternjoftimeve apo vizave", te parashikuara perkatesisht nga nenet 186/1 dhe 189/1 te Kodit Penal, e cila eshte pranuar qe eshte kryer prej tyre, te kete parasysh veshtiresite shumevjecare ne te cilat jane ndodhur, pasoje e nje procedimi te padrejte, te cilat kane ndikuar fort per t'u fshehur pas nje identiteti te rreme. Ne seancen e radhes, gjykata do te jape edhe vendimin e saj perfundimtar ne ngarkim te 11 te pandehurve, te cilet ndodhen te gjithe ne liri te plote, disa prej tyre jashte shtetit, ku edhe kane marre statusin e azilantit politik. Prokuroria ka kerkuar tre burgime te perjetshme dhe 144 vite te tjere burg per te dyshuarit, ndersa pritet vendimi.

Akuzat

Te pandehurit e grupit "Hakmarrja per Drejtesi" akuzohen per 18 vepra penale, nga vrasjet, te grabitjet dhe marrjet peng. Disa prej veprave te renda, per te cilat akuzohen jane vrasja e drejtorit te Burgjeve, Bujar Kaloshi, bomba te supermarketi i VEFA-s, rrembimi i femijes Erion Nushi dhe disa grabitje bankash, pergjate viteve 1993-1996.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›