E Diel, 1 Nëntor 2026

"S'dua incident diplomatik, policet malazeze te kerkojne falje"

Rudina Llazari

SHKODER - Nje 57-vjecar, nga Shkodra, mbeti i plagosur me arme zjarri ne oret e vona te mbremjes, duke u gdhire dita e djeshme, teksa po peshkonte ne ujerat territoriale shqiptare, perballe pikes kufitare te Shengjergjit, ne kufi me Malin e Zi. "Hysen Skenderaj, lindur dhe banues ne fshatin Luarze te kumunes se Velipojes, ne rrethin e Shkodres, u plagos nga dy police kufitare te Malit te Zi perballe pikes kufitare te Shengjergjit pa asnje shkak", thane burime zyrtare nga policia e Shkodres. Aktualisht ai ndodhet i shtruar ne spitalin rajonal te Shkodres, jashte rrezikut per jeten. Ndersa ka marre nje plumb ne nofull dhe per pak ka shpetuar nga vdekja. Dyshohet se Skenderi gjuante peshk me dinamit, por pala malazeze ende nuk ka sjelle nje version zyrtar per ngjarjen. Ja si e tregon ngjarjen vete i demtuari ne nje interviste.

A mund te na pershkruani ate qe ndodhi?

Kam qene ne pasditen e te martes ne lumin Buna, ne territorin shqiptar. Eshte nje veprim qe e bej cdo dite. Ne fund te fundit eshte menyra me te cilen fitoj buken e familjes time. Pikerisht sapo kisha hedhur rrjetat, pashe dy policet malazeze qe me therrisnin e me benin shenje. Jam afruar, por gjithnje nga ana jone. Jemi pershendetur ne gjuhen e tyre dhe me pas u larguam edhe une, edhe ata. Ndersa une hodha rrjeten e pare, ata me thirren serish dhe shkembyem te njejtat pershendetje. Pikerisht atehere i pashe qe u ndane prej njeri-tjetrit ne largesine dhjete metra. Degjova te shtena dhe kam pare se me vershoi gjaku. Fillimisht me eshte mbushur goja me gjak. Me pas kam mundur te kuptoj se nje predhe me kishte hyre ne anen e majte dhe kishte dale nga e djathta ne nofull.

Sa ndenjet ashtu?

Nuk e di, pak minuta ndoshta. Po jam ndjere keq dhe kam kerkuar ndihme me celular nga njerezit e shtepise dhe nja dy shoke, qe zakonisht peshkojne afer meje. Shume shpejt e kam pare veten ne spital dhe mjeket jane duke bere te pamunduren per mua.

A do i dallonit policet qe kane shtene mbi ju?

Po. Jane fytyra te njohura. Jane shpesh ne sherbim ne ate zone. Por une nuk dua ne asnje menyre qe kjo ngjarje te behet shkak qe te prishen marredheniet e mira ne mes te dy vendeve tona. Ne qe jetojme ne zonen kufitare e dime se jemi ne fqinjesi te mire brez pas brezi dhe keshtu duhet te mbetet. Ndersa policet qe me qelluan do te doja te vinin e te me shihnin, te bisedonim me njeri-tjetrin si burrat.

Policia: Eshte qelluar pa shkak

Burime zyrtare nga Drejtoria e Policise se Qarkut te Shkodres bene te ditur se nga verifikimet e para ka rezultuar se peshkatari Hysen Skenderaj ka qene ne pjesen e territorit shqiptar kur eshte qelluar. Edhe nese do te peshkonte ne ujerat malazeze, kjo ndeshkohet me gjobe dhe nuk kishte arsye per perdorimin e armeve", ka pohuar policia shqiptare, e cila mesohet se i ka kerkuar shpjegime pales malazeze per kete incident.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›