Droga në Gjirokastër, policia identifikon autorët
Polica e Gjirokastrës ka identifikuar autorët që tentuan të trafikon lëndë narkotike në shtetin fqinj Greqinë. Uniformat blu nuk bëjnë me dije identitetet e tyre për shkak të hetimit por bëjnë me dije se skenari i trafikantëve është tanishëm i zbardhur nga policia e këtij qarkut.
Pasditen e së mërkurës është zhvilluar operacioni antidrogën në aksinë rrugor Muzinë -Bistricë ku është sekuestruar 490 kilogramë mariuanë.
Uniformat blu në operative janë sinjalizuar se se një automjet tip Volcvagen Furgon me targa greke po transportonte një sai të madhe lënde narkotike nga fshati Lazarat në drejtim të Sarandës me destinacion Greqinë. Nga operacioni i kryer polica ka gjetur në furgonin me targa greke dhjetë çanta të mëdha shpine të mbushura me lëndë narkotike si dhe dy thasë plasmasi të mbushur me lëndë narkotike , gjithësej 408 pako me peshë 1.2 kilogramë secila gjithësej 490 kilogramë.