Atentat në Shkodër, ekzekutohet 46- vjeçari, plagoset rëndë i biri
Shkodër- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Shkodër, pasi një 46- vjeçar është ekzekutuar me armë zjarri, ndërsa është plagosur rëndë i biri.
Sipas burimeve policore ka gjetur vdekjen 46 vjeçari Frederik Marku, ndërsa është plagosur rëndë djali i tij, 22- vjeçari Jurgen Marku.
Ata janë qëlluar me breshëri automatiku gjatë momentit që po udhëtonin me makinën e tyre Fouristradë me targa TR 3413 T, nga 2 persona që janë larguar më pas me motorçikletë.
Policia ka indetifikuar të dy autorët dhe është vënë në ndjekje të tyre, por për arsye hetimore ende nuk bëhen publikë indetitetet e tyre.
Fillimisht dyshohet se arsyet e krimit mund të kenë qe për larje hesapesh, pasi Frederik Marku ka pasur disa herë procedime penale të mëparshme. Ai njihet si një person jo i regullt me ligjin dhe është dënuar për armëmbajtje pa leje dhe për disa konflikte.
Trupat e dy personave u gjetën në portën hyrëse të maternitetit. Ndërsa fillimisht u raportua për dy të vdekur, por pas mbërritjes së mjekëve u pa se 22- vjeçari ishte akoma gjallë. Ai ndodhet në spital dhe po i nënshtrohet një operacioni.
/IDEA/