Zjarret, Olli: Situatë problematike në Pukë, Dibër e Kukës

Vijon të mbeten problematike vatrat e zjarrit në zonën verilindore të vendit. Në një lidhje telefonike për “ Ora News” zëdhënësi i ministrisë së Brendshme Leonard Olli deklaroi se situata më problematike mbetet ajo në zonat e Pukës, Dibrës dhe të Kukësit.
Sipas Ollit mbetet e vështirë ndërhyrja nga toka për shkak të terrenit mjaft të vështirë por edhe nga ajri për shkak të tymit që ka përfshirë gjithë këto zona. Një tjetër zonë problematike sipas Ollit është edhe parku i Bozdovecit në Korçë ku flakët po përhapen si pasojë edhe e erës.
Ndërkohë Olli ka theksuar se situata në Priskë paraqitet nën kontroll si pasojë e ndërhyrjes edhe të ushtrisë. “800 efektivë të forcave të ushtrisë që janë vendosur në Priskë, ndërkohë që 400 efektivë të tjerë janë në dispozicion” informoi Olli.
Ai ka theksuar se situata nga zjarret në vend ka qënë krietike por jo për të shpallur një gjendje të jashtëzakonshme.