E Diel, 1 Nëntor 2026

Atentat fqinjit me granate, rrezikon 12 vite burg

Konflikti i pronesise qe coi edhe ne hedhjen e bombes ne banesen e fqinjit te tij, mund t'i kushtoje 12 vjet heqje lirie nje 45-vjecari te pandehur, qe gjendet ne banken e te akuzuarit. Prokuroria e Krimeve te Renda i ka kerkuar trupit gjykues shpalljen fajtor dhe denimin e Solli Likos, per vepren penale te "vrasjes se mbetur ne tentative". Sipas dosjes se prokurorise, i pandehuri, ne korrik te vitit 2006, ka tentuar te vrase me bombe Sokrat L. Ngjarja eshte shenuar ne fshatin Rukaj, te Lushnjes. Sokrat L., mesohet te kete qene te dera e baneses se tij, nderkohe qe jashte gardhit ndodhej i pandehuri, i cili i ka hedhur lenden plasese dhe me pas eshte larguar. Nderkohe qe 50- vjecari ka mbetur i plagosur, si pasoje e sulmit dhe eshte derguar menjehere ne spitalin e Lushnjes. Por autori eshte kthyer brenda disa minutave, sipas organit te akuzes, ku ka tentuar pas deshtimit te atentatit me bombe, qe te vrase fqinjin me arme, por nuk ka dale me sukses. Deshmitari kyc i ketij procesi eshte vete i demtuari, i cili ka ritreguar ngjarjen dhe i eshte pergjigjur pyetjeve te bera edhe nga vete i pandehuri gjate seancave te zhvilluara ne Gjykaten e Krimeve te Renda. Seancen e radhes mbrojtja pritet t'i paraqese togave te zeza, te kryesuara nga gjyqtari Gurali Brahimllari, konkluzionet perfundimtare. Dy seanca me pare, Liko ka pretenduar se vuante nga crregullime mendore, duke kerkuar nje denim me te bute nga gjykata. Por pas ekspertizes mjeko-ligjore te kryer, ka rezultuar se i pandehuri nuk vuante nga asnje semundje, apo probleme mendore, ashtu edhe sic kishte pretenduar dhe relacioni u lexua dy seanca me pare. Mbi Likon rendon akuza e "vrasjes se mbetur ne tentative" dhe "armembajtjes pa leje", ndersa pritet qe trupi gjykues te deklaroje vendimin perfundimtar per kete dosje, qe u cilesua si nje krim i rende dhe i kaloi per hetim Prokurorise se Krimeve te Renda po gjate vitit 2006.

R.Caushaj

Deshmia: Solli me hodhi granaten te kembet

Kater seanca me pare ne Gjykaten e Krimeve te Renda ka deshmuar edhe i demtuari Sokrat L., i cili rrefeu para trupit gjykues se si ishte sulmuar me granate dhe me pas me arme. "Sapo dola jashte, ne prezence edhe te femijeve, pashe Sollin qe me hodhi granaten te kembet. U ruajta, por shperthimi me plagosi, kurse me pas ai kerkoi te me vriste me arme", ka deshmuar i demtuari.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›