E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Hakmarrja,problem evropian”

 

DURRES - Hakmarrja nuk është vetëm histori e malësive shqiptare, por një problem evropian dhe botëror. Nisur nga kjo logjikë e bashkëproducentes franceze të filmit shqiptar “Gjallë!”, Marie Balducchi, prodhimi prej 90 minutash kinemaje është tejet aktual. “Historia e vrasjes për hakmarrje është e njohur edhe në Francë, ku unë jetoj, siç është shembulli i ishullit të Korsikës. Por edhe më në jug të kësaj zone, në një tjetër ishull si Siçilia, vrasja për hakmarrje është një problem që vazhdon. Nga ky aspekt filmi shqiptaro-austriako-francez me regji të Artan Minarollit zgjon interes të veçantë”, u shpreh Balduçhi në konferencën për shtyp. Filmi me protagonistë Nik Xhelilajn, Xhevdet Ferrin etj., luhet nga një kast aktorësh profesionistë. Sipas bashkëproducentes franceze, që me leximin e skenarit u vu re që filmi do të kishte sukses të madh. Jo më kot tre shtete si Franca, Austria dhe Shqipëria u treguan të gatshme që në fillim, por edhe 14 shtete të tjera të Botës, mes tyre edhe Armenia e largët synuan bashkëpunimin, me qëllim “ndarjen e lavdisë” kur filmi të shfaqej në ekranin e madh. “Art Film” për palën shqiptare, “Agat Film” për atë franceze dhe austriakia “Ëildonz Film” janë markat e njohura të këtij koproduksioni ndërkombëtar. Kolona muzikore është e muzikantit të famshëm francez Babtiste Bouquin. Për bashkëproducenten franceze, Marie Balducchi, “Gjallë!” ishte bashkëpunimi i parë me filmin shqiptar. Ajo u shpreh e gatshme edhe për të ardhmen, duke dhënë vlerësime maksimale për cilësinë e filmit të drejtuar nga Minarolli. Kanuni i Lek Dukagjinit duket se nuk është vetëm çështje e malësive shqiptare, por edhe një “problem” siçilian apo korsikan.                      o.u

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›