E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hakmarrje e dhunshme, por pa armë

Në një të ardhme post-apokaliptike, ku askush nuk lejohet të përdorë armë, njerëzit ende vazhdojnë të luftojnë duke përdorur artet marciale dhe shpatat.

Në një qytet pa ligje, një i ri i panjohur, një barist dhe një samuraj do të bashkojnë forcat, secili në kërkim të hakmarrjes personale.

Por, për t’oa arritur qëllimit, ata duhet të përballen me një kriminel të pashpirt dhe me ushtrinë e tij të vrasësve.

Me një fjalë filmi i Guy Moshe “Bunraku” është një potpuri zhanresh i ndërtuar mbi një moçal klishesh.

Për ata që nuk kanë parë filma të këtillë, pra ai bazohet në një distrofi ku armët gjuajtëse janë të ndaluara (por të gjithë duket se kanë thika, shpat apo boksa të hekurit), një taktikë e Drifterit (luhet nga aktori Josh Hartnett, që ka mustaqe interesante) që ecën nëpër qytet dhe që misioni i tij është kundër personit me emrin Nicola (Ron Perlman, i cili po ashtu luan rolin e një njeriu të fortë), i cili ka dyqane të kumorës dhe mban me zor një grua me emrin Alexandra (Dem Moore”, që është një kurtizane)

Me ndihmën e një shoku që mban një sallon (Woody Harrelson, që luan më së miri në këtë film) Hartnett formon skuadrën me Yoshin (një androgjeni japonez dhe pop këngëtar me emrin Gackt) , një djalë i një shpatari të suksesshëm i cili punon kundër Nicolas. Ata të dy do të jenë kryesorë në luftën kundër perandorisë së tij. E tëra që ata mund të bëjnë është ekspozimi dhe apeli tek të tjerët dhe lufta pa frikë.

I xhiruar i tëri në studio, “Bunraku” ofron një film interesant – një sagë interesante që ndërtohet me shpata samurajësh të kombinuara me neon që e bëjnë këtë film interesant.

Mirëpo, një ekzagjerim i këtillë është bërë për të mirën e filmit përderisa filmi është bërë nga producentët e koreografisë së “Dick Tracy”, “300” dhe me një dialog sikurse “Kill Bill”.

Pak a shumë edhe skenari është i ndërtuar sikurse filmat japonezë, përderisa pa përcjelljen e prindërve ai mund të shikohet nga personat mbi moshën 17 vjeçare.

---------

BUNRAKU

Regjia dhe skenari: Guy Moshe; drejtor i fotografisë: Juan Ruiz-Anchia; montazha: Zach Staenberg dhe Glenn Garland; muzika: Terence Blanchard; dizajner: Chris Farmer; kostumet: Donna Zakowska; producentë: Keith Calder, Jessica Wu, Ram Bergman dhe Nava Levin; Distributor: Arc Entertainment. Kohëzgjatja: 1 orë 58 minuta.

Aktorë: Josh Hartnett (Drifter), Woody Harrelson (the Bartender), Gackt (Yoshi), Kevin McKidd (Killer No. 2), Jordi Molla (Valentine), Ron Perlman (Nicola) dhe Demi Moore (Alexandra).

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›