Hakmarrje mbi ish te dashuren, plumba asaj dhe shoqeruesit
TIRANE - Plagos ish-te dashuren se bashku me shoqeruesin e ri te saj. Ngjarja ka ndodhur mbremjen e enjte, duke gdhire dita e djeshme ne lagjen e "Don Boskos", ne Tirane, kur Fatos Brahimi ka qelluar me arme ndaj dy te rinjve. Burime zyrtare nga Policia e Tiranes thane se, 23-vjecari nga Tirana eshte arrestuar ne kushtet e flagrances gjate dites se djeshme nga blute e kryeqytetit nen akuzen e "plagosjes se rende me dashje". Po keto burime policore thane gjate dites se djeshme, se Brahimi ka qene i lidhur me 22-vjecaren me inicialet Sh. Sh., por para pak kohesh ishin ndare. Por kete gje, duket se nuk e kishte pranuar 23-vjecari. Ai kishte kerkuar qe te ktheheshin serish, por vajza tani shoqerohej me nje tjeter djale, pikerisht me 26-vjecarin me inicialet G. O. Ne kete gjendje, Brahimi gjate oreve te vona te dy diteve me pare, kishte marre nje arme pistolete, te llojit "TT" dhe kishte pritur ata te dy. E kur "cifti", kishte ardhur ne afersi te vendit, ku e kishte shtepine 22-vjecarja, ai kishte nxjerre armen dhe ka plagosur dy te rinjte. Menjehere me pas, ai ja ka mbathur vrapit per t'u larguar, por eshte njohur nga ish e dashura e tij. Dy te rinjte e plagosur jane nisur ne drejtim te Spitalit Ushtarak, ku kane marre ndihem e pare dhe sipas mjekeve, ndodhen jashte rrezikut per jeten. Brahimi eshte vene ne pranga rreth 4 ore pas ngjarjes. Ai akuzohet se, ne rrugen "Don Bosko", tek kompleksi i pallateve, tek shkallet e kulles numer 7 ka qelluar me arme zjarri duke plagosur rende dy te rinjte.
A. Cena
A. Cena