Ish-oficeri i "Briskut", denohet me 14 vjet burg
Tirane- Gjykata e Tiranes shpalli dje fajtor dhe denoi me 13 vjet burg, ish-oficerin e "Briskut", Arjan Avdo. Togat e zeza te kryesuara nga gjyqtari Arben Kostandini, e deklaruan 28 vjecarin, fajtor per vrasjen e Dorian Vuciternes. Ngjarja per te cilen akuzohet i pandehuri ka ndodhur me muajin prill te vitit 2007 tek reparti i "Briskut", ne Tirane. Sipas akuzes Arjan Avdo, 28 vjec, sapo kishte lene sherbimin ne repartin e Nderhyrjes se Shpejte dhe kishte dale per te shkuar ne shtepine e tij, qe ndodhej ne te njejten zone, kur eshte perplasur me Vuciternen. Ky i fundit, emigrant per vite te tera ne Itali dhe Kanada po levizte me makine perpara repartit te "Briskut" ne lagjen "Ali Demi". Nga hetimet e kryera nga prokuroria ka rezultuar se, viktima kishte shkuar per te zgjidhur problemin qe kishte oficeri, me bashkeshortin e motres. Sipas akuzes, motra e Avdos ishte martuar per here te dyte dhe burri i saj kishte nje vajze. Kjo e fundit kishte te dashur emigrantin Dorjan Vuciterna, i cili kishte shkuar te zgjidhte problemin me Avdon, per divorcin e motres se oficerit, e cila kohet e fundit zihej shpesh me bashkeshortin e saj. Por zenkat, kane bere qe motra t'i kerkoje ndihme vellait, i cili ishte i gatshem ta ndihmonte ate. Per te zgjidhur kete problem burri i motres, nuk kishte ardhur vet per te takuar oficerin, por kishte derguar te dashurin e bashkeshortes, Dorian Vuciternen. Ky i fundit kishte shkuar per te takuar oficerin se bashku me shokun e tij, i cili eshte edhe deshmitari kryesor i vrasjes se emigrantit dhe plagosjes se Arjan Avdos. Dy seanca me pare prokurori i ceshtjes, i kerkoi gjykates shpalljen fajtor dhe denimin me 18 vjet burg, per ish-oficerin e repartit te "Briskut". Ndersa vete i pandehuri ka pranuar akuzen e vrasjes, por ka mohuar qe te kete qelluar veten e tij. Ai i tha gjykates se viktima Dorjan Vuciterna u vra, pasi i kishte shkaktuar shume dhimbje dhe kete gje, nuk mund ta perballonte dot. Por ajo qe nuk ishte dakord Avdo, eshte versioni i ngjarjes se dhene sipas kolegut te tij te punes, oficerit Milazim Shehu. Ky i fundit eshte i vetmi deshmitar okular per ngjarjen. Shehu i ka thene prokurorise dhe gjykates se Arjan Avdo ishte pergatitur per te vrare Vuciterrnen dhe ka qelluar mbi te nente here ne moment. Deshmitari me pas ka shpjeguar se, eshte hedhur per t'i marr pistoleten Avdos dhe ne perleshje e siper ajo eshte shkrepur pasi kishte pasur nje plumb ne goje. Avdo nuk e pranoi akuzen e "vrasjes me paramendim" qe sipas tij ishte e pergatitur qellimisht nga shoku i tij Milazim Shehu. R.Caushaj